Historik

Pak histori - Zhvillimi i teknologjisë në dekadat e kaluara

1G – Gjenerata e Parë 

1G ose Gjenerata e Parë nënkupton  një sistem analog, i cili  nuk është më  aktiv në ditët e sotme.
Kjo teknologji u gjenerua në 1980 dhe shumë shpejt kaloi në Gjeneratën e Dytë apo 2G, në të cilën përdoret një sistem me sinjal radio që zëvendësoi sistemin analog.

2-2.5 G – Gjeneratë e Dytë

Përfshin një gjeneratë më të re se 1G të funksionimit të aparateve celularë të njohur me teknologjinë  GPRS. Në këto telefona u aplikua për herë të parë shërbimi WAP, nëpërmjet të cilit u bë i mundur aksesimi në Internet, por përdorimi asokohe ishte i ulët.

2G përfshin teknologjinë GSM ose CDMA, të cilat janë vënë në përdorim që në 1990. 
2.5G është një teknologji e ndërmjetme midis gjeneratës së parë apo të dytë.
2.5G siguron karakteristika shtesë si për shembull EDGE ose HSCSD, të cilat përdoren sot nga operatorë të tjerë në vendin tonë.

3G – Gjenerata e Tretë

HSPA + (Paketat e Aksesimit të Shpejtësisë së Lartë) – është standarti më i lartë i gjeneratës së tretë për aparatët celularë, e projektuar për të përshpejtuar kapacitetin e rrjetit dhe shkëmbimin e të dhënave.

 

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.