Përshëndetje të gjithëve

Në mënyrë që anëtarët e rinj të këtij Forumi, por edhe ata që kanë vështirësi me përdorimin e tij, të marrin më të mirën nga ky Forum, më poshtë ju vjen në ndihmë një guidë e posaçme për përdorimin e Forumit Vodafone.

1. Për t’u bërë pjesë e Forumit si fillim ju duhet të regjistroheni. Klikoni mbi Rregjistrohu dhe plotësoni informacionin e kërkuar, si dhe lexoni dhe pranoni Kushtet & Afatet e Forumit.

2. Pasi të jeni regjistruar me sukses ju mund të hyni në profilin tuaj dhe të kryeni veprime të ndryshme si p.sh të ndryshoni adresën e e-mailit, fjalëkalimin, imazhin e profilit, të aktivizoni opcionin për tu njoftuar me email për komentet që bëhen në postimin tuaj, apo të lidheni nëpërmjet llogarisë tuaj të Facebook apo Twitter.

3. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me aparatin tuaj celular, produktet Vodafone, internetin apo diçka tjetër që ka lidhje me botën e telekomunikacionit, ju mund të përdorni hapësirën “Kërko” për të kontrolluar nëse materiali që kërkoni është postuar më parë në Forum nga dikush tjetër.

4. Në rast se nuk gjeni asnjë postim, mund të hyni në njërën nga kategoritë që mendoni se është e përshtatshme për pyetjen tuaj dhe ta postoni atë duke klikuar mbi opsionin “Temë e re". Nëse hasni vështirësi në gjetjen e kategorisë së duhur, mos u shqetësoni. Mund të postoni pyetjen tuaj ku ta mendoni si më të përshtatshme dhe në rast se ne mendojmë se postimi juaj i përket një kategorie tjetër mund ta spostojmë atë duke e linkuar, në mënyrë që ta keni sa më të lehtë për ta gjetur.

5. Nëse dëshironi të lini përgjigjen tuaj në lidhje me një temë të hapur më parë, mjafton të klikoni mbi opsionin “Përgjigje”

6. Nëse ju pëlqen përgjigja që ka dhënë një anëtar tjetër në Forum në lidhje me një diskutim, vlerësojeni atë duke klikuar mbi opsionin “Pëlqej”.

7.Në rast se gjeni të postuar materiale të papërshtatshme në Forum që mendoni se bien ndesh me Kushtet & Afatet e Forumit, ju lutemi të klikoni mbi opsionin "Raporto përmbajtje të papërshtatshme"

8. Në këtë Forum ju mund të komunikoni nëpërmjet mesazheve private me anëtarët e tjerë për tema të ndyshme ose me Moderatorët e Forumit vetëm nëse keni një problem madhor që nuk mund të marrë zgjidhje nga anëtarët në Forum.

Për çdo paqartësi që mund të keni në lidhje me përdorimin e këtij Forumi ju mirëpresim të na shkruani në adresën forum.al@vodafone.com

...