Rreth NeshVodafone Club SMS![]() Vodafone GroupVodafone Group Plc, një nga kompanitë më të mëdha të telefonisë celulare në botë, është e pranishme në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi, Paqësor, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet filialeve dhe investimeve të tyre. Filialet e Vodafone Group operojnë nën markën “Vodafone” Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipërmarrja e Vodafone Group operon si Verizon Wireless.
Gjatë dy viteve të fundit financiare, Vodafone Group ka vendosur marrëveshje me operatorë rrjeti celular në vendet ku ajo nuk zotëron pjesëmarrje në kapitale. Nën kushtet e këtyre Marrëveshjeve Partneriteti, Vodafone Group dhe rrjetet partnere, bashkëpunojnë për zhvillimin dhe marketing-un e shërbimeve globale.
Më 31 Dhjetor 2007, bazuar në numrin e klietëve te regjistruar ne filialet e kompanisë Vodafone, Vodafone Group shënoi 252 milion klientë në të gjithë botën, shifër kjo e llogaritur në bazë të përqindjes së investimit në kompanitë e tjera.
Aksionet e kompanisë janë të listuara në Bursën e Londrës, ndërsa aksionet amerikane janë të listuara në Bursën e New York-ut. Më 31 Dhjetor 2007, kompania vlerësohej me 99 bilion £ (pound).
Historiku i Vodafone Group
Kompania u formua në 1984, si një filial i Racal Electronics Plc. Në Tetor 1988, rreth 20% e kapitalit të kompanisë e njohur tashmë si Racal Telecom Limited, u shit në një ofertë publike. Në Shtator 1991 u shkëput plotësisht nga Racal Electronics Plc dhe u bë kompani e pavarur. Po në të njëjtën periudhë mori emrin Vodafone Group Plc.
Në 29 Qershor 1999, Kompania merr emrin Vodafone Air Touch Plc, si rezultat i shkrirjes së saj me Air Touch Communications Inc. Më 28 Qershor 2000, kompania u quajt rishtaz Vodafone Group Plc, në bazë të vendimit të aksionerëve të saj.
Për të mësuar më shumë vizitoni http://www.vodafone.com/ |