Fondacioni Vodafone Albania

Adresa: European Trade Centre, Bulevardi "Bajram Curri", Kati 10, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355(0)42283267/8/9
Fax: +355(0)42283333
foundation.al@vodafone.com
 

Bota e Ndryshimit

Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
 

Grante Vjetore

Programi i Granteve Vjetore ofron mundësinë e financimit për organizatat jo-fitimprurëse, të cilat përmes ekspertizës së tyre profesionale dhe përkushtimit punojnë për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë. Një “Thirrje për Aplikime” njoftohet në muajt nëntor dhe prill të çdo viti. Çdo aplikanti i kërkohet të paraqesë aplikimin sipas një procedure standarte. Seleksionimi dhe miratimi i aplikimeve bëhet nga Bordi Drejtues i FVA. Organizatave që zbatojnë projektet e miratuara u mundësohet firmosja e një marrëveshje me FVA. Financimi i projekteve bëhet me dhurime (grante) me kohëzgjatje deri në 12 muaj. Projektet fituese shpallen publikisht respektivisht në muajt mars dhe qershor të çdo viti nëpërmjet një deklarate për shtyp, si dhe përmes faqes së internetit të FVA.
 
Infomacione në lidhje me instruksionet dhe formularët e aplikimit për programet e Fondacionit do t’i gjeni në seksionin “Financime”. Ndërsa informacion mbi secilin prej projekteve të financuara mund të gjendet në seksionin "Impakte".