E dini gjuhën e mimikës?
Edhe ti mund të bëhesh pjesë e imazheve të Vodafone të vendosura në disa nga baret më të preferuara në zonën e ish –bllokut, në Capriccio Bar dhe Oops Bar .
Rreth 30 klientë te Vodafone do të përzgjidhen çdo tre muaj për t’u bërë pjesë e aktivitetit “Gjuha e mimikës”. Ju duhet të dërgoni një foto tuajën me MMS, dhe më pas Vodafone në bashkëpunim me agjensinë e saj, si dhe një fotografi profesionist do bëjnë përzgjedhjen e 30 MMS-ve më “funny”. Personat e përzgjedhur do të kontaktohen në numrat e tyre të telefonit për të bërë më pas një set fotografish, duke u fokusuar në mimikat e tyre më të mira dhe për t’u bërë pjesë e imazheve të Vodafone në baret e sipërpërmendura. Gjithashtu, personat e përzgjedhur do të marrin edhe një set të fotografive të tyre..
Një MMS drejt adresës së email-it
myfunnyface@vodafone.com
kushton 12.5 Lekë (pa TVSH). Të gjithë klientët Vodafone mund të dërgojnë MMS për t’u bërë pjesë e “Gjuhës së mimikës”.
|