Vodafone Club SMS![]() Fushat elektromagnetike dhe stacionet bazëSa më shumë përdorues, aq më shumë antena
Në një kohë kur përdoruesit e celularëve rriten dita ditës, më shumë stacione bazë nevojiten për të mundësuar këto telefonata. Çdo stacion bazë mund të përballojë afërsisht 100 telefonata në një kohë. Për të përballuar trafikun në rritje, stacionet bazë vendosen afër përdoruesve të celularëve - në taraca ndërtesash, në qendra tregtare, biznesi dhe nëpër aeroporte. Sa më afër përdoruesve të celularëve të jenë stacionet bazë, aq më e ulët është fuqia që nevojitet për komunikimin midis celularëve dhe stacioneve bazë. Çdo stacion bazë është i përbërë nga aparatura radio elektrike dhe nga disa antena të cilat përdorin fusha elektro-magnetike për të komunikuar me celularët brenda një zone të vogël që quhet qelizë. Përmasat e një qelize mund të variojnë nga disa metra deri në disa kilometra. Stacionet bazë janë të lidhur me sistemet publike telefonike në mënyrë që telefonatat nga celularët të mund të kryhen drejt rrjeteve apo vendeve të tjera.
Bazuar në përkushtimin e Vodafone ndaj komunitetit dhe mjedisit, ne mundohemi të përqëndrojmë pjesën më të madhe të stacioneve bazë në ndërtesa apo struktura ekzistuese dhe jo në struktura të veçuara. Për ne është prioritet dhe mundohemi t’i vendosim stacionet bazë të reja në lidhje me ndjenjat dhe në përputhje me interesat e komunitetit.
|