Në ditën ndërkombëtare të aftësisë ndryshe, përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania morën pjesë në përurimin e qendrës së re në shërbim të personave me aftësi ndryshe në këtë zonë. Kjo qendër që është finacuar nga Fondacioni Vodafone Albania do ti shërbejë 155 personave me aftësi ndryshe. Qendra  realizon aftësim për jetën, mbështeje dhe këshillim psiko-social, informim për familjarët dhe vetë personat më aftësi ndryshe për të drejtat e tyre, aktivitete sociale dhe kulturore, lobim e shume shërbime të tjera.

Para disa ditëve Fondacioni Vodafone Albania dhuroi karrige me rrota për personat me aftësi ndryshe në qytetin e Korçës ndërsa nisma te ngjashme zhvillohen ne Kukës, Dibër e shume qytete te tjera. Fondacioni Vodafone Albania në kuadër të projekteve qe financon po nxit mbështetjen e përpjekjeve të personave me aftësi ndryshe për tu punësuar dhe për të qene të integruar në fusha të ndryshme të jetës sociale dhe, kulturore dhe sportive në komunitetin ku jetojnë si dhe më gjerë. Fale ketyre perpjekjeve deri tani mbi 50 persona me aftesi ndryshe kane mundur te punesohen.

Këtë vit falë mbështetjes së Fondacionit Vodafone Albania personat me aftësi ndryshe patën mundësinë e vecantë të pjesmarrjes në të parat lojëra paralimpike në Shqipëri ndërkohë që Shqiperia u përfaqësua për të parën herë ne Lojrat Paralimpike Londer 2012.

Projektet për personat me aftësi ndryshe te mbështetura nga Fondacioni Vodafone Albania janë të shtrira në të gjithë vendin. Për më shumë informacion apo për tu bashkuar me përpjekjet për një jetë më të mirë për personat ndryshe vizitoni: www.vodafone.al/foundation