Fondacioni Vodafone Albania
Adresa: Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Kompleksi "Green Park", Kulla No.1, Apt.17, Tiranë, Shqipëri
Bota e Ndryshimit Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
Fondacioni Vodafone Albania viziton njerëz në nevojë anembanë Shqipërisë, me rastin e festave të fundvitit
22 Dhjetor 2008
Në vijim të traditës së Vodafone Albania në organizimin e “Turit të Bamirësisë me rastin e Festave të fundvitit”, këtë vit itinerari i Fondacionit Vodafone Albania përfshiu vizita tek 100 fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë e Shkodër, 180 të moshuarit e vetmuar në azilet e Gjirokastrës, Tiranës e Shkodrës. Gjithashtu, ky tur ndaloi për t’u takuar edhe me 120 fëmijët e Gërdecit, 14-të familjet e pastreha nga shëmbja në Gjirokastër, si dhe u takua edhe me 90 fëmijët e shkollës Luigj Gurakuqi në Tiranë, duke përllogaritur një total prej 600 pakosh për përfituesit.
Ndërkohë një ekip i punonjësve të Vodafone Albania udhëtoi e u gëzua me këto komunitete sipas kalendarit që vijon:
22 Dhjetor 2008: Shtëpia e Fëmijës Sarandë
23 Dhjetor 2008: Familiet që humbën shtëpitë nga shembja në Gjirokastër
23 Dhjetor 2008: Shtëpia e të Moshuarve në Gjirokastër
24 Dhjetor 2008: Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Tiranë
24 Dhjetor 2008: Fëmijët e shkollës së Gerdecit
26 Dhjetor 2008: Shtëpia e Fëmijës dhe Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër 30 Dhjetor 2008: Kopshti i Fëmijëve Rom në Selitë 31 Dhjetor 2008: Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë |