Fondacioni Vodafone Albania

Adresa: Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Kompleksi "Green Park", Kulla No.1, Apt.17, Tiranë, Shqipëri

Tel: +355(0)42283267/8/9
Fax: +355(0)42283333
foundation.al@vodafone.com
 

Bota e Ndryshimit

Lexoni më shumë për fituesit e programit "Bota e Ndryshimit"
 

Fondacioni Vodafone Albania prezanton Raportin e Parë Vjetor për vitin 2008/09

Fondacioni Vodafone Albania prezanton Raportin e Parë Vjetor për vitin 2008/09. Ky raport ofron një pasqyrë të plotë të investimeve sociale për vitin e shkuar, për periudhën Prill 2008 – Mars 2009, duke regjistruar nder kontributet më të medha që një biznes vendas kryen në fushën sociale.

Disa fakte të përfshira në Raportin Vjetor të Fondacionit 2008/09:

- Fondi total për vitin e parë është 75,345,278 Lekë, çka përfshin shumën e dhuruar për të katër programet e zbatuar gjatë vitit të shkuar;
- Nga i gjithë totali i dhuruar në një vit, përgjigja ndaj emergjencave konsistoi në tre projekte, duke përfshirë 2 projekte të zbatuara në Gërdec dhe një në Gjirokastër, për një shumë prej 31, 000, 000 Lekë;
- Përshkrim i shkurtër i impakteve të projekteve të financuara nga programi vjetor i granteve me një total prej 15 projektesh të zbatuara në disa rrethe të Shqipërisë, në lidhje me fushat e Edukimit, Shëndetësisë, Mjedisit dhe Mirëqënies sociale – me një shumë totale investimi prej 42,345,878 Lekë;
- Prezantimi i programit “Bota e Ndryshimit” për Shqipërinë, në të cilin dy fituesit flasin për vitin e tyre sfidues për të sjellë një ndryshim përmes projekteve të tyre;
- Përshkrim i experiencës unike të organizimit të Lojrave Speciale Olimpike në Shqipëri;
- Pasqyrë e plotë financiare dhe të dhëna të tjera shpjeguese, bashkë me letrën e audituesit të pavarur.

 

Për të lexuar të plotë Raportin Vjetor të Fondacionit 2008/09 klikoni më poshtë