28 Tetor 2008
 
Fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim me Olimpikun Special Shqiptar dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, SH.T.Z Bamir Topi, organizon për herë të parë aktivititein mbarëkombëtar Lojrat Olimpike Speciale në Shqipëri në datat 28-30 Tetor pranë Qendrës Sociale "Don Bosko" në Tiranë. 
Duke iu bashkuar mëse 2,200,000 atletëve të tjerë të kësaj lëvizjeje anembanë globit, 250 atletë të ardhur nga 9 rrethe të vendit do të përfaqësojnë 12 skuadra pjesëmarrëse, përkatësisht nga Berati, Durrësi, Elbasani, Lezha, Korça, Pogradeci, Shkodra, Tirana dhe Vlora, në 5 disiplina sportive, përfshirë futboll, basketboll, ping-pong, atletikë, dhe bowling. Këto ekipe përfaqësojnë gjashtë qendrat rehabilituese dhe gjashtë  shkollat e dedikuara për personat me nevoja speciale.
 
Financimi i këtij projekti u bë i mundur në sajë të kontributit të Vodafone Albania Sh.A., nëpërmjet programit të Fondacionit Vodafone Albania. Për zbatimin e tij u angazhua Olimpiku Special Shqiptar, si dhe ndihmoi me kontribute edhe Qendra Sociale Don Bosko në Tiranë.  Ky është një tjetër kontribut që Fondacioni ofron në mbështetje të komunitetit të personave me aftësi të kufizuara.  Organizimi i lojrave  ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e mundësive të barabarta për këtë komunitet.
 
Fondacioni Vodafone Albania ka filluar aktivitetin që prej muajit Janar 2008, dhe  aktualisht ka në zbatim financimin e 25 projekteve, ku mes të tjerave, përmendim projektin për rindërtimin e shkollës së dëmtuar në Gërdec, projekte që u vijnë në ndihmë komunitetit të aftësisë kufizuar, minoriteteve dhe grupeve të margjinalizuara, edukimit të fëmijëve, si dhe çështjeve të lidhura me shëndetin publik dhe me mjedisin. Vetëm gjatë vitit në vazhdim ky financim kap shumën prej 72, 370,907 Lekë.
 
"Ne jemi pranë njerëzve në nevojë, sepse kjo është mënyra jonë e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë që i shërbejmë. Ndonëse kemi mjaft projekte në fazën zbatuese, jemi të ndërgjegjshëm se ka ende shume për të bërë e për të kontribuar" - thotë z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, organizator i ketij aktiviteti.

  
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 23 83 268/7
Fax: +355 4 23 83 33
e-mail: foundation.al@vodafone.com
media.al@vodafone.com