18 Mars 2008
 
Fondacioni Vodafone Albania, me mbështetjen e Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation, konfirmon kontributin në shumën prej 30,000,000 Lekë, nga e cila vetëm 24,000,000 është ofruar prej Vodafone Albania Sh.A. për t’u përdorur në shërbim të përmbushjes së nevojave të komunitetit të prekur nga fatkeqësia e shkaktuar prej shpërthimit në fshatin Gërdec (Vorë).

 

Përballë kësaj situate emergjente, Fondacioni Vodafone Albania u ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve të ngarkuara njohjen e vlerësimit të nevojave për të identifikuar fushat apo çështjet për të cilat të mund të adresohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe efikase kontributi ndaj komunitetit të prekur prej fatkeqësisë.

 

Duke komentuar mbi kontributin e dhënë nga Vodafone Group Foundation, z.Thomas Papaspyrou, Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit Vodafone Albania , përmendi: “ Bazuar në eksperiencën mbarëbotërore në rastet e fatkeqësive njerëzore të ndodhura, Vodafone Group Foundation po bën të mundur me anë të fondit të dhuruar përgjigjen e shpejtë e të duhur edhe ndaj një ‘Shqipërie në nevojë”.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Sh. A., z.Haris Broumidis duke shprehur ngushëllimet ndaj të prekurve nga fatkeqësia, shtoi: “duke vleresuar situatën e ndodhur si një nga më emergjentet, do të konfirmoja mbështetjen e Vodafone Albania ndaj komunitetit të prekur nga kjo ngjarje tragjike”.

 

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: ++355 4 23 83 268/7
Fax: ++355 4 23 83 33
e-mail: foundation.al@vodafone.com