18 Shtator 2008
 
Në përgjigje të  situatës emergjente të krijuar nga shpërthimi në fshatin Gërdec në 15 Mars 2008,  Fondacioni Vodafone Albania me mbështetjen e Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation e themeluar nga Vodafone Group Plc, ishte ndër të parët biznese vendase që konfirmoi kontributin në shumën prej 30,000,000 Lekë, në përmbushje të nevojave të komunitetit të prekur nga fatkeqësia e shkaktuar prej shpërthimit në fshatin Gërdec (Vorë).

Gjatë ceremonisë së operacionit të fundit të shpërndarjes së ndihmave për komunitetin, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Z. Charalampos Broumidis theksoi: “Në politikat e investimit social të shoqërisë Vodafone Albania Sh.A, i është kushtuar vemendje zhvillimit të arsimit.  Ndihemi mirë që jemi ndër të parët biznese që kemi konfirmuar mbështetjen tonë menjëherë pas fatkeqësisë përmes paketës më të madhe të ndihmës të ofruar nga fusha e biznesit, në ndërtimin e shkollës 9-vjecare ne Gërdec. Ky është një investim për të ardhmen e fëmijëve të Gërdecit.  Shoqëria Vodafone Albania Sh.A. përmes Fondacionit të themeluar prej saj do vazhdojë të jetë aktive për investime të ndjeshme në projekte sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë”.

Me financimin e Vodafone Group Foundation me shumën prej 6,000,000 Lekë u mundësua operacioni i Kryqit të Kuq Shqiptar për shpërndarjen e ndihmave ushqimore e materiale për 885 familjeve të prekura nga fatkeqësia  në Gërdec, që përfshin fshatrat Gërdec, Margjinet 1 dhe Margjinet 2.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Z. Zamir Zamir Muca shtoi:  “Në përmbushje të misionit të Kryqit te Kuq Shqiptar për të qenë pranë njerëzve më në nevojë, në vlerësojmë sot kontributin e konsiderueshëm dhe mbështetjen e Vodafone Group Foundation dhe Fondacionit Vodafone Albania që mundesuan ndërhyrjen tonë humanitare gjashtë mujore për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga fatkeqësisa e Gërdecit”.

Faza e dytë e ndihmës së Fondacionit Vodafone Albania në shumën prej 24,000,000 Lekë, e financuar nga shoqeria Vodafone Albania Sh.A., do të shkojë në rehabilitimin e shkollës 9-vjecare në Gërdec, e cila pësoi dëmtime të rënda gjatë shpërthimit. 

“Menjëherë, pas miratimit zyrtar të qeverisë shqiptare mbi kushtet teknike të sigurisë së punimeve dhe sigurisë mjedisore të zones, Fondacioni Vodafone Albania është duke punuar intensivisht për zbatimin në kohë sa më të shkurtër dhe me efiçencë të rehabilitimit të shkollës, terreneve sportive dhe mjeteve didaktike për të siguruar kushte standarte të mësimit në shkolle.  Ky  është projekti më i madh që Fondacioni Vodafone Albania po zbaton dhe është ne përgjigje te drejtperdrejte ndaj emergjensës së krijuar” - shprehu Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, Z.Albi Greva.
 
 
Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 23 83 268/7
Fax: +355 4 23 83 33
e-mail: foundation.al@vodafone.com/ anisa.kaltanji@vodafone.com
/