08 Maj 2008
 
Vetëm tre muaj pas prezantimit publik të Fondacionit Vodafone Albania, me mbështetjen e donatorëve Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation, konfirmon një kontribut në shumën prej 31.370.907 Lekë (rreth  295.000 Euro) për zbatimin e 7 projekteve dhe prezanton fituesit e konkursit vjetor” Bota e Ndryshimit”- një eksperiencë unike e inovative që synon të promovojë pasionin dhe dedikimin e individit për të sjellë një ndryshim në përgjigje të nevojave sociale të komunitetit ku jeton.
 
Gjatë kësaj konference, Kryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit, Z. Thomas Papaspyrou theksoi:  “Është një kënaqësi të vëresh sesi puna intensive e bordit dhe stafit tonë reflektohet në përllogaritjen e e mijëra përfituesve prej këtyre projekteve.   E vecanta e financimit të projekteve për këtë vit është shtrirja e investimit social në disa rrethe,  nga veriu e deri në jug të vendit, duke përfshirë Kukësin, Gjirokastrën, Lezhën, Tiranën si dhe rrethe të tjera”
Ky kontribut, pason fondin e emergjencës së akorduar nga  Fondacioni Vodafone Albania me ndihmën e Vodafone Albania Sh.A. dhe Vodafone Group Foundation për rindërtimin e shkollave dhe sigurimin e  nevojave jetësore të komunitetit të prekur nga shpërthimi në Gërdec të Vorë.
 
Gjatë konferencës për shtyp, Z.Haris Broumidis,  Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania shtoi: “Vodafone Albania përgëzon progresin e arritur prej Fondacionit Vodafone Albania, me anë të të cilit sigurohet eficenca në përdorimin e fondeve të dhëna ndaj komunitetit në nevojë. Në zbatim të politikës së investimit social, ne  mbetemi një donator i dedikuar për  mbështetjen e programeve dhe projekteve që sjellin impakte sociale në jetën e njerëzve dhe komunitetit”
Fondi i akorduar sigurohet falë kontributit te Vodafone Group Foundation për vitin 2008-9 dhe është në dispozicion të roundit të parë të aplikimeve. Fondacioni Vodafone Albania, së fundmi ka njoftuar hapjen e roundit të dytë të aplikimeve për të gjithë institucionet e shoqërisë civile , me anë të cilit do te ofrohen  më shumë mundësi për zbatimin e projekteve me impakt social për vitin në vazhdim. Roundi i aplikimeve do të qëndrojë i hapur deri më datë 17 Maj 2008.
 
Lista e projekteve që do të financohen për vitin financiar 2008-9:

  • “ Hap nje Dritare” Projekt i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve, në ndihmë të edukimit të këtij komuniteti. Projekti do të zbatohet në 5 rrethe të vendit.
  • “ Shqiperia Lexon”- promovim i leximit në zonat rurale(5 rrethe)- projekt ky i formuluar nga UNICEF me mbështetjen e Minsitrisë së Edukimit dhe Shkencës, si dhe implementuar nga Fondacioni YAPS.
  • Organizimi i “Kinostudios”, trajnim dhe ngritje kapacitetesh për iniciativat për riciklimin e mbetjeve në sajë të angazhimin të komunitetit rom - implementuar nga Shërbimi Social Kombëtar Zeitgeist.
  • Asistencë në zonat e rurale në rrethin e Kukësit, përmes organizimit të edukimit parashkollor dhe shërbimeve shëndetësore - implementuar nga  “Partnerët për fëmijë” (Partners for Children);
  • Mundësi punësimi në zonat rurale për të gratë dhe rinjtë në zonën e varfër të Zadrimës, Lezhë - Implementuar nga Oxfam Albania,
  • Program për planifikimin familjar për një shtatzani të shëndetshme, parandalimi i abuzimeve dhe trafikimit të grave shtatzëna të braktisura, parandalimi i braktisjes, abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve të porsalindur- implementuar nga Qëndra Sociale Bethany .
  • Pritja,, trajtimi dhe lehtësimi kushteve për rastet e viktimave të trafikut njerëzor në qëndrat e rehabilitimit ”Jetë dhe Shpresë”, implementuar nga Qendra Komunitare në Gjirokastër.


Fituesit e konkursit “Bota e Ndryshimit”

  1. Enida Shena: Qëndër komunitare për shërbimet sociale në zonën e Gërdecit/Vorë
  2. Eneid Mato: Organizmi i banorëve përmes përfaqësuesve të komunitetit për inisiativat  mjedisore në 7 mini-bashkitë e Tiranës.
  3. Mirela Sina:  Asistencë për fëmijët që vuajnë nga simptomat e autizmit

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:
Tel: +355 4 23 83 268/7
Fax: +355 4 23 83 33
e-mail: foundation.al@vodafone.com