- Planet tarifore
- Produkte & shërbime
- Oferta & paketa
- Suport
Gjeni fare lehtë numra telefoni të nevojshëm për :
Shërbimi “Fletë të verdha” konsiston në një program që mund të instalohet pa pagesë në celularët e klientëve të Vodafone Albania nëpërmjet shërbimit të Internet Access. Ky program përmban më shumë se 10,000 numra telefonikë të nevojshëm për restorante, hotele, dyqane, biznese etj., dhe mund të aksesohet me lehtësi nga klientët në celularët e tyre.
Kur klienti fillon të përdorë programin e sipërpërmendur nëpërmjet celularit, një SMS dërgohet automatikisht në numrin 50263 dhe klienti do të tarifohet me 20 Lekë/SMS (me TVSH), për çdo herë që ai do të aksesojë programin për të parë / gjetur një numër telefoni. Më pas një listë që përmban të gjithë informacionin & numrat e nevojshëm do të shfaqet në ekranin e celularit.
Të gjithë abonentët e Vodafone Albania mund ta shkarkojnë këtë program nga:
Më shumë informacion rreth këtij shërbimi si edhe rreth llojeve të celularëve të përdorshëm, mund të gjeni në çdo dyqan Vodafone në Tiranë.