Financimi

Fondacioni Vodafone Albania (FVA) financohet çdo vit me fonde vjetore nga Vodafone Albania Sh.A.dhe Fondacioni Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar. Të dy donatorët kontribojnë për FVA prej fondit të tyre përkatës të investimit social me qëllim që të mundësojnë zbatimin e programit vjetor të FVA (më shumë informacione në lidhje me këto programe mund të vizitoni seksionin “Programi”).
 
Fondacioni Vodafone Albania firmos marrëveshje me donatorët e tij për përdorimin e fondeve të dhuruara (granteve), përdorimin e logo-s dhe të drejtave të tjera intelektuale. Këto marrëveshje përfshijnë ngritjen dhe funksionimin e një sistemi raportimi, monitorimit dhe kontrolli për përdorimin fondeve të akorduara për zbatimin e projekteve. Gjithashtu, për zbatimin e projekteve të aprovuara FVA firmos marrëveshje me organizatat vendore zbatuese, për lëvrimin e fondeve, përdorimin e tyre, përdorimin e logo-ve dhe të drejtave të tjera intelektuale. Këto marrëveshje përfshijnë venien në eficiencë të një sistemi raportimi, monitorimi dhe kontrolli për përdorimin e fondeve nga zbatuesit e projekteve.
 
Vodafone Albania Sh.A. mbulon gjithashtu kostot operative dhe të burimeve njerëzore të FVA, sikurse dhe shpenzime të tjera të lidhura me planin e komunikimit. Këto shpenzime nuk llogariten si pjesë e kontributit të dhuruar për bamirësi.
© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.