Fatura e re Vodafone

Vodafone Albania, në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr iniciativa të ndryshme për të siguruar një komunikim sa më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më efikas për abonentët e saj.
I tillë mbetet dhe pasqyrimi sa më i qartë i faturës mujore, e cila duke filluar nga muaji Tetor 2011, do të ketë një format të ri, duke ofruar informacion më të plotë dhe të detajuar mbi detyrimin tuaj dhe mënyrën si është llogaritur ai.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje, e cila shpjegon përmbajtjen e faqeve të ndryshme të faturës tuaj të re.

Faturë Tatimore Shitje për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike (Fatura TVSH)

Fatura Tatimore e Shitjeve për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike (Fatura TVSH) përmban shumën e shpenzimeve për numrat tuaj celular (pagesën fikse mujore dhe konsumin mujor), shumën e zbritjeve të zbatuara (nëse do të ketë të tilla) për periudhën e faturimit dhe shumën e llogaritur për efekt të TVSH-së. Në këte fletë të faturës pasqyrohet detyrimi juaj total për periudhën e faturimit si dhe afati maksimal brenda të cilit ju duhet të paguani këtë faturë.


Fatura Përmbledhëse e Abonentit për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike

Kjo fletë e faturës përmban informacionin që pasqyrohet në llogarinë e Abonentit që ka nënshkruar kontratën përkatëse të pajtimit me Vodafone
Albania dhe që përbëhet nga:

- totali i shpenzimeve mujore të secilit prej numrave celularë për te cilët ju keni nënshkruar kontratë me Vodafone Albania.
- zbritjet dhe korrigjimet e zbatuara (nëse do të ketë të tilla) direkt në llogarinë tuaj
- shumën e akumuluar të detyrimeve të prapambetura dhe/ose të tepricave të pagesave, tuaja në këtë llogari.

Më në detaje:

Seksioni “Detyrimet e Muajit Aktual” përmban:

Totalin e detyrimeve për periudhën e faturuar për çdo numër që i përket llogarisë tuaj. Ky total përbëhet nga:
- pagesat fikse dhe konsumi mujor që lidhen me përdorimin e shërbimeve apo produkteve të Vodafone Albania.
- zbritjet dhe korrigjimet që janë zbatuar për çdo numër celular, të cilat konsistojnë në vlera zbritëse apo shtesë të detyrimit mujor. Këto veprime reflektohen vetëm në llogarinë e abonentit.

Detajet shpjegohen në fletën (Faturë Përmbledhëse e Përdoruesit për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike) që tregon detyrimet e llogaritura për çdo numër celulari.

Seksioni “Shuma të mbartura përmban”:

Shumën e akumuluar të detyrimeve të pashlyera nga periudhat e mëparshme të faturimeve dhe/ose të tepricave të pagesave të kryera nga ana juaj nëse ekzistojnë të tilla.

Seksioni “Paraqitja Grafike e Trafikut” përmban:

Një pasqyrë analitike dhe grafike të shërbimeve të përdoruara të shërbimit nga ana e abonentit përgjatë periudhës së faturimit duke treguar njëkohësisht edhe vlerën e shpenzuar për secilin prej këtyre shërbimeve/produkteve.

Fatura e Përmbledhëse e Përdoruesit për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike

Kjo faturë përmban informacion përmbledhës për detyrimet mujore të secilit numër celular dhe përfshin:

- pagesat fikse mujore për produktin e zgjedhur nga ana juaj (seksioni “Pagesa Fikse Mujore”),
- pagesat për përdorimin e shërbimeve te komunikimeve elektronike të ndara sipas destinacioneve përkatëse (seksioni “Pagesa Për Konsum Mujor”)
- zbritjet dhe korrigjimet përkatëse të zbatuara mbi llogarinë e numrit celular përkatës (seksioni “Zbritjet dhe Korrigjime”).

Fatura e Detajuar e Përdoruesit për Shërbimin e Komunikimeve Elektronike

Kjo faturë përmban të dhëna të detajuara të të gjitha shërbimeve të përdorura në periudhën e faturuar duke përfshirë detajet e thirrjeve, mesazheve dhe lundrimit në internet të grupuara në tre seksionet përkatëse. Gjithashtu në krye të faturës ndodhet një pasqyrë analitike e totalit mujor të shpenzimit të numrit me një ndarje sipas shërbimeve kryesore ku totali i shpenzimeve të thirrjeve ndahet më tej sipas tre grupeve kryesore të destinacioneve.

Për më shumë informacion kontaktoni shërbimin e Kujdesit për Klientin në 149.

 

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
  • Plane tarifore
  • Produkte & shërbime
  • BlackBerry solution
  • Support