X
Shpjegim Fature
Klikoni ikonën i për të gjetur më tepër informacion në këtë seksion të fatures. Klikoni shigjetat në këndet e poshtme të faqes për të ndërruar faqen. Klikoni mbi lenten për të hequr zoom-in. Mund të zmadhoni/zvogëloni nivelin e zoom-it duke bër scroll.
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
i
Kjo faturë përmban shumën e shpenzimeve për numrat tuaj celular (pagesën fikse mujore dhe konsumin mujor), shumën e zbritjeve të zbatuara (nëse do të ketë të tilla) për periudhën e faturimit dhe shumën e llogaritur për efekt të TVSH-së. Në këte fletë të faturës pasqyrohet detyrimi juaj total për periudhën e faturimit si dhe afati maksimal brenda të cilit ju duhet të paguani këtë faturë.
2.Në këtë hapësirë ju do të gjeni të dhëna mbi rregjistrimin tuaj në Vodafone Albania.
3. Në këtë hapësirë ju do të gjeni një përmbledhje mbi shpenzimin tuaj mujor.
Kjo faturë përmban informacion përmbledhës për:
- totalit të shpenzimeve mujore të secilit prej numrave celularë për të cilët ju keni nënshkruar kontratë me Vodafone Albania.
- zbritjet dhe korrigjimet e zbatuara (nëse do të ketë të tilla) direkt në llogarinë tuaj
- shumën e akumuluar të detyrimeve të mbartura dhe/ose të tepricave të pagesave, tuaja në këtë llogari.
Ky numër është një numër serial unik i caktuar posaçërisht vetëm për një pajtimtar në mënyrë që ta identifikojë atë nga të tjerët.
Tregon periudhën për të cilën jeni faturuar.
Data 25 e cdo muaji, është data maksimale brenda së cilës ju duhet të kryeni pagesën.
"Detyrimet e Muajit Aktual” përmban më në detaje:
Totalin e detyrimeve për periudhën e faturuar për çdo numër që i përket llogarisë tuaj. Ky total përbëhet nga:
- pagesat fikse dhe konsumi mujor që lidhen me përdorimin e shërbimeve apo produkteve të Vodafone Albania.
- zbritjet dhe korrigjimet që janë zbatuar për çdo numër celular, të cilat konsistojnë në vlera zbritëse apo shtesë të detyrimit mujor. Këto veprime reflektohen vetëm në llogarinë e pajtimtarit
Tregon gjithë zbritjet/ korrigjimet, për gjithë numrat e regjistruar nën emrin tuaj, për muajin e faturuar.
Seksioni “Shuma të mbartura” përmban:
Shumën e akumuluar të detyrimeve të pashlyera nga periudhat e mëparshme të faturimeve dhe/ose të tepricave të pagesave të kryera nga ana juaj nëse ekzistojnë të tilla.
Tregon totalin e faturimeve dhe tepricave për gjithë numrat e rregjistruar nën emrin tuaj. Ai mund të jetë në shumë totale pozitive ose negative. Në rast se kjo faturë reflekton gjëndje në llogarinë tuaj në shumë totale negative, atëherë kjo gjëndje do të përdoret për shlyerje të detyrimeve në faturimet pasardhëse.
Seksioni “Paraqitja Grafike e Trafikut” përmban:
Një pasqyrë analitike dhe grafike të shërbimeve të përdoruara nga pajtimtari përgjatë periudhës së faturimit duke treguar njëkohësisht edhe vlerën e shpenzuar për secilin prej këtyre shërbimeve.
Tregon totalin e aktivitetve të kryera sipas destinacionit ( numri i telefonatave, sms etj).
Tregon kohën e folur në Orë:Minuta:Sekonda.
Përdorimi i interneti kur ndodheni në Shqiperi - nuk përfshihet përdorimi i internetit kur ndodheni në roaming.
Për kohën fillestare të tarifuar ju mund t’i referoheni Aneksit 1- “Lista e Tarifave dhe Shërbimeve” të Kontratës së Pajtimtarit si edhe informacionit të detajuar për planin tuaj tarifor në faqen tonë zyrtare në internet "http://www.vodafone.al".
Tregon shumën totale për të cilën i detyroheni Vodafone. Kjo shumë mund të jetë e njëjtë me atë mujore në rast se nuk keni detyrime të prapambetura apo gjëndje në llogarinë tuaj.
Kjo faturë përmban informacion përmbledhës për detyrimet mujore të secilit numër celular dhe përfshin:
- pagesat fikse mujore për produktin e zgjedhur nga ana juaj (seksioni “Pagesa Fikse Mujore”).
- pagesat për përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike të ndara sipas destinacioneve përkatëse (seksioni “ Konsumi Mujor”).
- zbritjet dhe korrigjimet përkatëse të zbatuara mbi llogarinë e numrit celular përkatës (seksioni “Zbritje dhe Korrigjime”).
Tregon Shumën Totale për gjithë zbritjet ose/dhe korrigjimet e aplikuara për numrin tuaj.
Tregon shumën totale mujore me TVSH të faturuar në numrin tuaj për: Totalin për pagesa fikse mujore +Totalin për konsumin mujor+Totalin për zbritje dhe korrigjime.
Me Vodafone ju jepet mundësia të mbani shpenzimet tuaja nën kontroll duke shkarkuar FALAS aplikacionin My Vodafone. Nëse keni një aparat smartphone ju mund të shkarkoni aplikacionin My Vodafone për të kontrolluar falas balancën tuaj, paketat që përdorni, SMS-të apo MB e konsumuar. Shkarkojeni FALAS nga Google Play nëse keni një smartphone Android me sistem operimi 2.1 e sipër, nga App Store nëse keni iPhone ose iPad, ose vizitoni my.vodafone.al për aparate të tjerë smartphone
Kjo faturë përmban të dhëna të detajuara të të gjitha shërbimeve të përdorura në periudhën e faturuar duke përfshirë detajet e thirrjeve, mesazheve dhe lundrimit në internet të grupuara në tre seksionet përkatëse. Gjithashtu në krye të faturës ndodhet një pasqyrë analitike e totalit mujor të shpenzimit të numrit me një ndarje sipas shërbimeve kryesore ku totali i shpenzimeve të thirrjeve ndahet më tej sipas tre grupeve kryesore të destinacioneve ( Kombëtare, Ndërkombëtare dh Roaming).
Plani tarifor i zgjedhur nga ju.

Kujdes!Kujdes!

Faturën mund ta shikoni vetëm nga kompjuteri juaj.