Ekspozimi nga telefonat celularë

Ekspozimi ndaj fushave te frekuencave radio (RF) nga telefonat celulare matet nepermjet nivelit specifik te perthithjes (SAR) – sasia e energjise e nje fushe RF e perthithur nga trupi i njeriut, e shprehur ne Wat per kilograme (W/kg).

SAR eshte matesi i pranuar nderkombetarisht per matjen e ekspozimit ndaj fushave elektromagnetike dhe vlera e SAR, e percaktuar nga teste te standardizuara, e nje telefoni celular te caktuar shfaqet ne informacionin per sigurine e produktit qe shoqeron telefonin e blere. Shume prodhues e ofrojne kete informacion ne faqet e tyre te internetit ose ne Faqen e Forumit te Prodhuesve te Telefonave Celulareve.[linku bashkelidhur http://www.mmfai.org/public/sar.cfm ]

Udhezimet e Komisionit Nderkombetar per Mbrojtjen nga Rezatimi Jo-Jonizues (ICNIRP) [linku bashkelidhur  http://www.icnirp.org/documents/emfgdl.pdf] rekomandojne nje nivel maksimal te vleres se SAR prej 2W/kg per cdo telefon celular. Te gjithe  telefonat celulare qe funksionojne me vlera poshte ketij niveli konsiderohen te sigurte per perdorim. Disa vende si Kanadaja, Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kane miratuar kufinj me te ulet te niveleve te SAR prej 1.6W/kg per koken dhe trupin. Telefonat celulare testohen per t’u siguruar se jane ne perputhje me nilvelet e SAR ne shtetet ku do te tregtohen.

Komisioni Fedaral i Komunikimeve ne Shtetet e Bashkuara (FCC) sqaron ne dokumentin shpjegues per konsumatorin se cfare jane vlerat SAR.[linku bashkelidhur  http://transition.fcc.gov/cgb/consumerfacts/sar.html ] Ne kete dokument thuhet se:
“Vlerat e SAR jane nje tregues i rendesishem per te vleresuar ekspozimin maksimal te mundshem ndaj energjise RF te nje modeli te caktuar telefoni celular, por nje vlere e vetme e SAR nuk na jep informacion te mjaftueshem ne lidhje me nivelin e ekspozimit ne kushte tipike perdorimi ne menyre qe te bejme nje krahasim te besueshem te modeleve te ndryshme te telefonave celulare.”
Niveli i ekspozimit varet nga distanca ndermjet individit dhe telefonit celular dhe nivelit te energjise RF qe transmeton telefoni celular. Telefonat celulare perdorin gjithmone minimumin e energjise per te ofruar nje sherbim, prandaj ekspozimi konkret varion vazhdimisht ne baze te nje sere faktoresh:

• Distanca ndermjet individit dhe aparatit celular
Fushat RF jane shume me te dobeta edhe ne nje largesi te shkurter nga aparati celular. Mbajtja larg trupit e aparatit celular dhe perdorimi i kufjeve ose autoparlantit e redukton ndjeshem ekspozimin.
• Distanca nga stacioni baze i rrjetit celular
Sinjali nga stacionet baze dobesohet ne varesi te distances se telefonit celular, qe do te thote se fuqia e fushes RF nga telefoni celular duhet te rritet ne menyre qe te siguroje komunikimin me stacionin baze te rrjetit celular.
• Pengesat ndermjet perdoruesit dhe stacioneve baze
Nese nje ndertese, koder ose nje pengese tjeter ndodhet ndermjet telefonit celular dhe stacionit, sinjali nga stacioni baze i rrjetit celular mund te jete me i dobet.
• Sherbimi qe perdoret

Nje thirrje zanore shkakton ekspozim me te madh ndaj fushave RF sesa dergimi i nje mesazhi, nje e-maili, nje fotografie, perdorimi i internetit, perdorimi i televizorit dhe shkarkimet e ndryshme. Arsyeja eshte se kur bejme nje thirrje zanore zakonisht e mbajme telefonin afer kokes, nderkohe qe kur dergojme mesazhe dhe e-maile apo shohim televizor telefoni qendron larg trupit. Gjithashtu, kohezgjatja e nje thirrjeje eshte me e madhe se sa koha per dergimin e nje mesazhi apo nje e-maili, pra e rrit ekspozimin.
Vodafone i kerkon prodhuesve te masin sasine e energjise se cliruar nga nje fushe frekuencash radio (RF) dhe te perthithur nga trupi i njeriut – niveli specifik i perthithjes (SAR) te aparateve celuare – kur perdoren ne vesh ose prane trupit.

Standarti i Komisionit Nderkombetar Elektroteknik  [linku bashkelidhur http://www.iec.ch/index.htm] (IEC) per testimin e aparateve celulare ne afersi te trupit u publikua ne Prill te vitit 2010 por ende nuk eshte bere pjese e Rregulloreve te Bashkimit Europian. Ne kemi bere perpjekje te vazhdueshme per miratimin e tij ne nivel Europian. Deri sa ky standart te miratohet, do te vazhdojme te kerkojme testimet me ane te metodes FCC.

 

 

Lajme

Regjistrohu për Lajme

Regjitrohu për t'u infomuar me të rejat më të fundit me email.

© 2012 Vodafone Albania. Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Rr. "Pavarësia", Nr.61, Kashar, Tiranë, Shqipëri.