Stay COOL dhe vazhdo të lundrosh në internet

Nëpërmjet shërbimit Data SOS merr 500 MB kredit në moment duke vazhduar lundrimin në internet edhe kur të mbaron interneti i paketës tënde.

Sa kushton Data SOS?

Paketa e Internetit 500 MB kushton 170 lekë dhe është e vlefshme për 7 ditë.
Ju mund ta shlyeni këtë hua duke bërë rimbushjen e kreditit të llogarisë ose nëse merrni një transfertë krediti nëpërmjet shërbimit SOS Credit nga një numër tjetër.

 

Aktivizimi i Data SOS

  1. Dërgo SMS drejt numrit 132 me text Data ose SOS
  2. Telefono #123#. Zgjidh menunë SOS &Rimbushje dhe më pas Data SOS.

Shënime:

1.Ju mund të merrni hua vetëm nëse:

  • Jeni klient Vodafone Club.
  • Nuk keni një hua të mëparshme Data SOS apo SOS Credit të pashlyer.
  • Keni rimbushur llogarinë tuaj me të paktën 1000 lekë gjatë tre muajve të fundit.
  • Keni më pak se 150 lekë kredit të mbetur në balancën e llogarisë suaj.

2. Mund të merrni më shumë se një hua nëse dëshironi, me kusht që të keni paguar huan e mëparshme.