Kujdesi për Klientin


Kontakt

Ne vlerësojmë mendimin tuaj. Na kontaktoni sa herë që dëshironi...
 
 

Vodafone Mobile Connect

 

Corporate Sales


Pavarësisht nga lloji i biznesit tuaj, përfaqësuesit e Corporate Sales të kompanisë Vodafone Albania do të bëhen partnerët tuaj për t’ju konsultuar dhe ndihmuar të zgjidhni programin me kontratë që ju nevojitet. Të kujdesshëm në marrjen e informacionit nga klientët, përfaqësuesit tanë do të bazohen te ky informacion për t’ju ofruar produktin apo
shërbimin më të mirë e më të përshtatshëm, duke shpjeguar avantazhet reale për çdo individ apo biznes.
 
 
Ndërkohë që u shërbejnë nevojave aktuale të biznesit tuaj, Përfaqësuesit tanë janë gjithmonë largpamës në analizimin e zhvillimeve të reja në tregun e telekomunikacionit dhe veprojnë duke adaptuar nevojat gjithmonë në zhvillim të komunikimit të klientëve tanë, si dhe infrastrukturën e shkëmbimit të informacionit. Gjithmonë në dispozicionin tuaj, Përfaqësuesit e Corporate Sales të Vodafone Albania ju ndihmojnë të arrini më shumë.
 
Ju mund të kontaktoni me Corporate Sales të kompanisë Vodafone Albania duke dërguar email në:
 
corporatesales.al@vodafone.com
ose
 
vizitoni Vilën Vodafone në adresën: Rruga "4 Shkurti" (Ish Blloku)