Vodafone Club SMS

1 SMS = 1 Lek
Blini paketën me 500 SMS duke telefonuar në 15136.
 

Celularët dhe Drejtimi i Automjetit

Celularët janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme.
 
Siguria mbi gjithçka
Celularët në automjete mund të kenë avantazhe të mëdha, si për shembull mundësia për të kryer dhe marrë telefonata urgjente, mundësia për kontakt të menjëhershëm me shërbimet e urgjencës, si dhe duke krijuar siguri për njerëzit që udhëtojnë vetëm. 
Sidoqoftë, ashtu siç veprohet me çdo gjë që ka të bëjë me mjetet lëvizëse, përgjegjësia kryesore e shoferit mbetet sigurimi i kontrollit të automjetit.  Për këtë arsye, celularët duhet të përdoren me kujdes dhe brenda udhëzimeve të njohura për të zbatuar ligjin, minimizuar rrezikun dhe siguruar drejtimin e automjetit. 
 
Kërkimi
Kërkimet tregojnë se mbajtja në dorë e celularit gjatë drejtimit të automjetit shkakton tërheqjen e vëmendjes së shoferit duke rritur rrezikun e një aksidenti. 
Telefoni konsiderohet  “ i mbajtur në dorë” në qoftë se përfundon në dorën tuaj gjatë çdo momenti të telefonatës, qoftë edhe në momentin e formimit të numrit telefonik. 
“Duar të lira” është term që përdoret për të përshkruar pajisje që mundësojnë përdorimin e celularit pa qenë e nevojshme të mbahet në dorë, në çdo kohë, përfshirë këtu momentin e kryerjes apo marrjes së telefonatës.
Gjithashtu, duhet të kini parasysh se përdorimi i pajisjeve “duar të lira” mund të shkaktojë tërheqjen e vëmendjes dhe mund të rrisë probabilitetin e një aksidenti. 
Ligji
Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme për përdorimin e celularëve gjatë drejtimit të automjetit.  Në Shqipëri ndalohet me ligj mbajtja në dorë e celularit gjatë drejtimit të automjetit. 
Tek Vodafone, ne përdorim komunikimin tonë me klientët dhe punonjësit për të inkurajuar zbatimin e ligjit.
Këshilla jonë
Për sa i përket drejtimit të automjetit, këshilla jonë është e thjeshtë:  mos mbani celularin në dorë gjatë drejtimit të automjetit, pavarësisht nga rrethanat. 
Siguroni parkimin e automjetit përpara se të merrni në dorë celularin.  Në çfarëdo rrethanash, mos lexoni tekste apo dërgoni fotografi gjatë drejtimit të automjetit. 
Pajisjet “duar të lira” duhet të përdoren vetëm atëherë kur ju e gjykoni të sigurtë dhe të ligjshme këtë përdorim.  Në raste të tilla, shoferi duhet të kryejë telefonata të shkurtra dhe të mënjanojë telefonatat komplekse për të zvogëluar nivelin e tërheqjes së vëmëndjes. 
Disa rregulla gjatë udhëtimit
Asnjëherë mos mbani në dorë celularin gjatë kohës së drejtimit të automjetit.  Përveç faktit që në shumë vende të botës është në kundështim me ligjin dhe të tërheq vëmendjen, është e rrezikshme dhe fyese ndaj njerëzve të tjerë. 
Përdor shërbimin e Sekretarisë Telefonike.  Nuk është e domosdoshme të përgjigjeni sa herë tringëllon zilja e celularit. Përdorni shërbimin e Sekretarisë Telefonike dhe telefononi më vonë në një kohë më të përshtatshme. 
Ndaloni në një vend të sigurt. Në qoftë se është e nevojshme, ndaloni automjetin dhe parkoni në një vend të sigurt për të kryer apo marrë një telefonatë nga celulari. 
Aksesorët.  Përdorimi i kufjeve telefonike dhe kryerja apo marrja e telefonatave gjatë drejtimit të automjetit mund të duket ide e mirë, por përgjegjësia kryesore e shoferit mbetet sigurimi i kontrollit të automjetit. 
Transferimi i telefonatës tek një pasagjer.  I kërkoni një pasagjeri të kryejë telefonatat me anë të kufjeve telefonike.  Ata kanë mundësi të formulojnë numrin e telefonit, ndërsa ju merreni me drejtimin e automjetit. 
Evitoni telefonatat stresuese.  Ndërprisni çdo bisedë komplekse gjatë drejtimit të automjetit dhe telefononi më vonë pasi ta keni parkuar me kujdes automjetin. 
Fikja.  Në rast mëdyshjeje, fikni telefonin.
 
“Celularët afrojnë njerëzit dhe lidhin komunitete në një mënyrë te pamundur më parë.  Vodafone beson se përdorimi me përgjegjësi i teknologjisë së celularëve mund të shndërrohet në një forcë pozitive në shoqëri”. 
 
 
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit www.vodafone.com