blackberry solution

BlackBerry® Internet Solution

BlackBerry® Internet Solution është një shërbim emaili në celular i krijuar për individë dhe grupe të vogla të biznesi që kanë një shërbim emaili të bazuar në internet (IMAP4 ose POP3).

Kjo zgjidhje mund të mbledhë emaile nga 10 adresa emaili në një inbox të vetëm, duke bërë të mundur që përdoruesit të jenë në kontakt kur ata janë në lëvizje.

Internet – Navigim i shpejtë dhe i lehtë në internet kudo që ndodheni.  I gjithë informacioni i rrjetit i përshtatur sipas përmasave të ekranit tuaj.

Email – Zgjeron në mënyrë wireless emailin ekzistues të sipërmarrjes duke përdorur BlackBerry®.

Shërbimi i internetit i telefonit BlackBerry® smartphone është i llojit ”ndize dhe vijo”. Çdo telefon BlackBerry® smartphone vjen i aktivizuar me planin e BlackBerry® Internet Service
(Shërbimit të Internetit BlackBerry®).

Vendosja në punë është e thjeshtë – vendosni kartën SIM dhe baterinë dhe jeni on-line.
Një klikim i vetëm aktivizon asistentin e konfigurimit dhe përmes tre hapash të thjeshtë ju mund të krijoni një llogari, të integroni email-in tuaj ekzistues dhe madje të krijoni një adresë të dedikuar email-i për BlackBerry® smartphone.

Hapi 1: Shkoni tek “Email Settings” (konfigurimi i email-it) dhe klikoni mbi “Create an account” (Krijoni një llogari)
Hapi 2: Bini dakord me afatet dhe kushtet e kontratës
Hapi 3: Vendosni adresën dhe fjalëkalimin e email-it tuaj

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni me Departamentin e Shitjeve në
co rporatesales.al@vodafone.com , duke telefonuar në (04) 2283122.