Teknologjia 3G ofron një sërë përfitimesh dhe avantazhesh, ndër të cilat mund të përmendim:
- Ofron integrimin e të gjithë klientëve Vodafone në një teknologji të re, të avancuar e të përhapur në të gjithë botën.
- Mundësinë e shërbimeve të ndryshme në treg dhe aplikimeve të tyre.
- 3G mundëson përdorimin e më shumë shërbimeve nga celulari apo edhe kompjuteri duke përdorur sherbimin Vodafone Mobile Broadband (nëpërmjet USB)
- Shërbime të Thjeshta në Përdorim - Shërbimet e ofruara nga kjo teknologji janë të modeluara sipas kërkesës së përdoruesit, të lehta për t’u marrë dhe të thjeshta në përdorim.
- Çmimi - Duke ofruar banda të ndryshme në minutazh dhe në MB apo Gbyte, Vodafone Albania i mundëson klientëve të saj optimizimin e planit të tyre tarifor për telefonatat dhe data (të dhëna). Kjo strategji i lejon klientëve të “personalizojnë” çmimet për shërbimet që ata përdorin.
- Shpejtësi të lartë Interneti nëpërmjet teknologjisë HSPA+: me shpejtesi deri në 42 Mbps (downlink) dhe deri në 5.8 Mbps (uplink).