• 1 - Auto-updates të apps? Zgjidh vetë kur duhet të ketë!

    Nëse ke aplikacione të hapura në sfond të cilat përditësohen vazhdimisht, paketa e internetit mund të përfundojë shumë shpejt. Aktivizo opsionin e përditësimit të aplikacioneve vetëm kur je i lidhur me Wi-Fi. Kjo mund të kursejë internet si edhe të rrisë kohëzgjatjen e baterisë.

    Google Play > Settings> General > Auto-update apps > Sigurohu që Auto-update apps over Wi-Fi only të jetë ON.

  • 2 - Zbulo aplikacionet që konsumojnë më tepër internet

    Për të kontrolluar cila prej aplikacioneve po të konsumon më tepër internet:

    Shko tek Settings > Data Usage

    Gjithashtu, në momentin që shkarkon një aplikacion, përzgjidh të mos ketë push notifications apo akses tek location data . Në këtë mënyrë, sasia e internetit që do të përdorë aplikacioni do të jetë më e vogël.

  • 3 - Shikon shumë video? Përdor YouTube me zgjuarësi!

    Kur shikon një video në YouTube, ajo do të hapet me cilësinë më të lartë (HD), e cila mund të përdorë më shumë se 400MB/ orë.


    Aplikacioni YouTube ka një opsion i cili të lejon të shikosh video me standarde të cilësisë (SD) kur je duke përdorur paketën e internetit dhe me cilësinë HD kur je lidhur me Wi-Fi:

     

    Në aplikacionin YouTube, shko tek Menu (tri pika)> Settings> General> dhe sigurohu që “Limit mobile data usage” të jetë ON.


  • 4 - Facebook Auto Play

    Facebook përdor funksionin auto play për video, i cili mund të shpenzojnë shumë internet, por ti mund ta çaktivizosh atë:

    Hap aplikacionin e Facebook dhe shko tek Settings> Video >Sigurohu që opsioni Video auto play të jetë OFF.

  • 5 - WhatsApp & Viber Auto Download

    Ka disa mënyra që aplikacioni WhatsApp të përdorë më pak internet

     

    Hapni aplikacionin WhatsApp > Menu > Settings > Chat Settings> Media auto-download > Sigurohuni që të keni përgjdhur opsion "auto-update when connected on Wi-Fi" për images, audios, videos

     

    Gjithashtu, mund të çaktivizosh shkarkimin automatik të fotografive dhe video edhe në Viber:

    Hapni aplikacionin Viber > Menu> Settings > Media > Auto download over Wi-Fi ON

     
  • 6 - Snapchat
     
     
    Hap aplikacionin Snapchat dhe shko tek Settings> Account Settings >Additional Services -> Services -> Manage Preferences-> Përzgjidh Travel Mode
     
  • 7 - Përdor Google Maps Offline

    Nëse shkarkon Google Maps në telefon mund të kursesh nga paketa e internetit.

    Pasi të kesh gjetur adresën / zonën që dëshiron, ka dy mënyra që ta ruani offline:

     

    1. Hap Google Maps dhe kërko një adresë.

    2. Shkruaj 'OK Maps' tek “search bar”

    3. Kliko tek opsioni “ Save a new offline map"

  • 8 - Përcakto një limit ! Do të njoftohesh kur kalon kufirin.

    Nëse ke një smartphone Android versioni 4.0 e sipër, mund të kontrollosh përdorimin e internetit si edhe të vendosësh alarme dhe kufij të konsumimit të paketës :

     

    Shko tek Settings të telefonit >Data usage > Set mobile data limit  > ON

    Do të shfaqet një grafik i cili tregon përdorimin e internetit për një periudhë të caktuar kohore. Kliko opsionin " Set mobile data limit " për të përcaktuar sasinë e internetit që dëshiron të vendosësh si limit . Në këtë mënyrë do të njoftohesh kur i je afruar kufirit të përcaktuar.

     

  • 9 - Kujtohu të blesh një paketë interneti. Është gjithmonë ide e mirë!

    Me paketat shtesë të internetit mund të shpenzosh më shumë kohë duke parë video, të dëgjosh muzikë ose ndash momentet e bukura me miqtë në rrjetet sociale.

     

    Aktivizo paketat shtesë të internetit 2GB dhe 4GB sa herë që dëshiron.

    Zbulo më shumë
  • 10 - Aplikacioni My Vodafone? Miku yt më i mirë!

    Një prej gjërave me të vlefshme që mund të bësh është të kontrollosh gjithmonë llogarinë.
    Për të mbajtur situatën nën kontroll :

     

    Shkarkoni aplikacionin My Vodafone > Llogaria ime > Internet

    Vodafone njofton gjithashtu kur ke arritur 80% dhe 100% të sasisë së internetit të përfshirë në planin/paketën tënde. Tregohu i kujdesshëm ndaj njoftimeve që sjellim.

  

A ju ndihmoi ky informacion?

Po
Jo