Vodafone PASS Falas me paketat Club

Me paketat 4-javore Club Extra dhe Club  Elite, ju përfitoni 10 GB FALAS shtesë për aplikacionet WhatsApp,  Facebook Messenger, Facebook, Instagram, Pinterest dhe Vodafone Call +.

  • Çfarë është Vodafone PASS?

    Vodafone Pass përfshin biseda text, komunikime zanore si edhe të gjitha përdorimet e aplikacionit (postim, shikim i videos, komentim etj.) përmes aplikacioneve WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook, Instagram , Pinterest dhe Vodafone Call +.

  • Sa kushton Vodafone PASS?

    Vodafone PASS, i cili përmban 10GB, do të ofrohet FALAS deri në datën 15 dhjetor 2017 me paketat 4-javore Club Extra dhe Club Elite.

  • Si mund ta aktivizoj Vodafone Pass?

    Ju mund të aktivizoni Vodafone Pass sa herë që aktivizoni paketat 4 javore në çdo dyqan Vodafone.

  • Si tarifohem nëse klikoj në një link brenda aplikacioneve të përfshira në Vodafone Pass?

    Nëse ju klikoni në një link që del jashtë aplikacioneve WhatsApp, Facebook Messenger, Facebook, Instagram , Pinterest dhe Vodafone Call +, MB do të konsumohen nga MB e paketës 4-javore.

    Për shembull, nëse ju keni Vodafone PASS dhe klikoni një artikull në Facebook, MB do të do të konsumohen nga MB e paketës tuaj 4-javore. Nëse MB e paketës tuaj 4-javore kanë përfunduar, ju do të tarifoheni me çmimet standarde të internetit.

    Nëse ju keni Vodafone PASS dhe hapni një video në Facebook, MB e përdorura për të parë videon do të konsumohen nga Vodafone PASS.

  • Çfarë ndodh nëse kam konsumuar MB e ofertës 4-javore?

    Nëse MB e paketës tuaj 4-javore kanë përfunduar, ju do mund të përdorni vetëm aplikacionet e përfshira në Vodafone PASS.

  • A është e vlefshme oferta jashtë vendit?
    Paketat standarde 4-javore si edhe paketa 10GB Vodafone PASS nuk janë të vlefshme në roaming. Për të përdorur numrin tuaj jashtë vendit, vizitoni vodafone.al/roaming për të zgjedhur paketën roaming më të përshtatshme për ju.
  • A është optimizuar përmbajtja?

    Përmbajtja e video-ve mund të optimizohet nëpërmjet aplikacioneve. Nga ana e Vodafone nuk do të realizohen optimizime.

  • A do të ndryshojë përmbajtja e ofertës?

    Qëllimi i Vodafone është që të përfshijë në ofertë të gjitha aplikacionet më të përdorura nga klientët. Gjithsesi, partneret tanë mund të zgjedhin që të përjashtojnë aplikacionet e tyre nga oferta. Të gjithë përdoruesit do të njoftohen nëse ndryshime të tilla do të ndodhin.